'E kam refuzuar 3 herë Real Madridin'

Arsene Wenger ka zbuluar se ai ka hedhur poshtë Real Madridin dhe Anglinë “dy ose tre herë” gjatë sundimit të tij 22-vjeçar në Arsenal.

“Real Madrid? Unë mendoj se i refuzova dy ose tre herë. Është një nga ekipet që i kam dashur kur isha fëmijë. Unë thjesht mendova se ishte një periudhë shumë e ndjeshme për Arsenalin.”, tha Wenger.

“Ju gjithmonë jeni të tunduar të shkoni në Real Madrid sepse më ofruan mundësinë për të marrë kontrollin e të gjithë klubit. Njëjtë kam vepruar edhe me Anglinë sepse mendoja se atë duhet t’a drejtojë një trajner anglez.”, ka përfunduar ish- trajneri i Arsenalit.