Çfarë është kjo? Neymar dërgohet në stërvitje me helikopter

Neymar pak ditë më parë pranoi se është duke kaluar ditët e tij më të vështira të karrierës, mes frikës së një mungese të mundshme në Botërorin e Rusisë pas dëmtimit të rëndë që pësoi me PSG.

Dhe për ta mbajtur larg presionit dhe vëmendjes së mediave, Federata Braziliane e Futbollit e sjell dhe e largon prej qendrës stërvitore të “Seleçaos” me një helikopter.

Të dielën, skuadra e Tites do të udhëtojë drejt Londrës për të luajtur dy miqësoret e fundit përpara nisjes drejt Rusisë: kundër Kroacisë më 2 qershor dhe ndaj Austrisë në Vjenë më datë 10.

Plani i doktorëve të Brazilit është që sulmuesit të luajnë në të dyja këto ndeshje gradualisht dhe jo 90 minuta