Ronaldo: Këtë skuadër dëshiroja të ishte në finalen e Championsit

Cristiano Ronaldo do të dëshironte Manchester Unitedin në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Finalet gjithmonë janë ndeshje speciale: do të preferoja Manchester United ta kisha përballë", tha fillimisht ai.

“Por, Liverpool meriton respekt. Ne nuk do ti marrim ata si kundërshtarë të lehtë. Ata e merituan të jenë në finale”, vijoi ai.

“Ata ma kujtojnë Madridin para tri apo katër viteve. Tre lojtarët e tyre në sulm janë shumë të shpejt dhe të talentuar…ata janë shumë të fuqishëm në sulm dhe i respektoj”.

“Por Madridi është një skuadër më e mirë. Ne duhet të luajmë në nivelin tonë, por duhet ta respektojmë edhe kundërshtarin”, përfundoi ai.