U kryqëzua se shfaqi racizëm për shqiptarët, flet këngëtari grek Notis Sfakianakis

Në Tiranë ka mbërritur këngëtari grek Notis Sfakianakis, i cili do të interpretojë këngët e tij më të mira në një shfaqje në Pallatin e Kongreseve.
Notis vjen për herë të parë në Shqipëri dhe ka edhe një mesazh në gjuhën shqipe për të gjithë shqiptarët.

Në Shqipëri ka patur komente së fundmi sa i përket disa deklaratave që thuhet se keni bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët ku i konsideroni si racë inferiore? Nuk i kam thënë kurrë këto fjalë. Mediat më kanë manipuluar. Dhe diçka tjetër, fakti që këtu jemi në Iliri kjo i thotë të gjitha.

Ta ftojmë publikun së bashku në Pallatin e Kongreseve të enjten… Ju dua shumë, ju pres në Pallatin e Kongreseve!