Wanda Nara alarmon Interin: Icardi po kërkohet nga…

Gruaja e Mauro Icardi dhe njëkohësisht agjentja Wanda Nara deklaroi se ka disa klube të mëdha gati për të paguar klauzolën e lirimit me vlerë prej 110 milionë euro për sulmuesin argjentinas.

“Ka disa klube të mëdha të gatshme për të paguar klauzolën e lirimit, e cila është shumë e lartë, por duke pasur parasysh shifrat që qarkullojnë në futboll tani dhe llojin e lojtarit, Mauro nuk shqetësohet.”, u shpreh Wanda, shkruan Football-Italia", raporton SYRI.net.

“Ka shumë klube që bëjnë presion, por prioritet i tij është Interi. Do të ketë një takim me drejtorin e tyre të sportit dhe përparësia që nga sot është të qëndrojë këtu. Më irriton fakti kur njerëzit nënvlerësojnë Mauron, pasi ai kërkohet nga tre ekipet më të mira në botë.”

“Ne do të shohim se çfarë bën ai me Interin, situata është se ai do të nënshkruajë një rinovim ose do të largohet, por përparësia është të mbetet këtu dhe të zgjidhim çështjen para se të mund të shkojmë në pushime”, përfundon ai.

Ndër ata që raportojnë të jenë të interesuar për Icardin janë Real Madridi, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich.

Pavarësisht se ka shënuar 29 gola në Serie A, Icardi nuk është grumbulluar për Kupën e Botës.