Një tjetër shqiptare i bashkohet Era Istrefit tek ‘Sony Music’

Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira që përfaqësoi Qipron në mënyrë dinjitoze në "Eurovision" 2018, do të jetë pjesë e ‘Sony Music’.

Ajo u rendit e dyta në festivalin Evropian, ku përveç kësaj ishin edhe dy shqiptarë të tjerë, Ermal Meta dhe Eugent Bushpepa.

Pas këtij suksesi të madh Foureira ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me grupin e famshëm ndërkombëtar, ku bën pjesë edhe Era Istrefi.

Përmes postimit që ka shpërndarë me ndjekësit në Instastory tregon se do jetë e pranishme në këtë familje.

“Familja e re”, shkruan ajo duke e etiketuar edhe Sony Music.

Foureira po ashtu, disa vite më parë kishte një duet me artistin kosovar Butrint Imeri “Delicious”.

Vlen të ceket se këngëtarja shqiptare e cilësuar si “Shakira” e Qipros pritet të sjell shumë projekte të reja muzikore.