Guardiola kërkon të transferojë ‘perlën’ e Real Madridit

Pep Guardiola po mendon që ta përforcojë mesfushën për sezonin e ri.

Ilkay Gundogan së bashku me Yaya Touren priten që të largohen nga Manchester City e cila po mendon për një zëvendësues ideal.

Pep Guardiola ka kërkuar nga Manchester City që ta transferojë mesfushorin e Real Madridit, Toni Kroos.

Trajneri spanjoll e njeh shumë mirë mesfushorin gjerman, pasi të dy kanë punuar së bashku tek Bayern Munich.