Zbulohen fjalët që Iniesta i tha Coutinhos në ndeshjen e fundit

Andres Iniesta i ka dhënë lamtumirë skuadrës së Barcelonës.

Në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Real Sociedadit, Iniesta iu ofrua Philippe Coutinhos të cilin e përqafoi.

Sipas “Don Balon”, Iniesta i ka përshpëritur në vesh: “Ti je trashëgimtari im”.

Iniesta e ka krijuar këtë bindje për shkak të partneriteti fantastik që Coutinho e ka me dyshen Lionel Messi – Luis Suarez.

Kujtojmë se lojtarë si Zlatan Ivrahimovic dhe Alexis Sanchez dështuan në Camp Nou pikërisht për shkak se nuk e duronin superioritetin e Messit në skuadër.