Zyrtare: Era Istrefi do të këndojë himnin e Kampionatit Botëror me dy këngëtar të mëdhenj

Data 25 Maj do te jete dita kur e gjithe bote te njihet me yllin shqiptar, Era Istrefi. Kjo pasi ajo është pjesë e himnit Kampionatit Botëror të Futbollit 2018. Por Istrefi nuk është e vetme në këtë këngë, pasi edhe Nicky Jam e Will Smith do t’i bashkohen asaj.

Media shqiptare e tregoi këtë gjë para medias botërore, por ende kishim pasiguritë e vërtetësisë së lajmeve derisa e ëma e Erës na zbuloi se këtë gjë ia kishte thënë vetë këngëtarja. Por ditën e sotme është bërë nami në median online në mbarë botën.

“Billboard”, “The Guardian”, “Hollywood Reporter” edhe shumë media të rëndësishme kanë bërë të ditur këtë gjë. Era di të na bëjë krenarë më së miri dhe tani presim datën e publikimit të këngës, mos harroni 25 Maj!