Lojtari udhëton drejt Anglisë, reagon agjenti: Ky është klubi i ardhshëm i Hysajt

Agjenti i Elseid Hysaj ka hedhur poshtë zërat e merkatos për klientin e tij.

Mbrojtësi shqiptar konsiderohet si një ndër lojtarët kryesorë të Napolit dhe tashmë pritet të nënshkruajë kontratën e re, shkruan "Football-Italia", raporton SYRI.net.

"Ai është një lojtar i Napolit dhe do të mbetet në Napoli", këmbënguli Mario Giuffredi në Radio Crc.

"Ne gjithashtu kemi filluar negociatat për rinovimin e kontratës. Ai është shumë i ri dhe vitin e ardhshëm do të ketë vetëm dy vjet në kontratën e tij”, vijoi ai.

"Bisedimet tashmë kanë filluar me Napoli. Hysaj do të largohet vetëm nëse Napoli dëshiron që ta shesë”, e përfundoi fjalën e tij agjenti i shkodranit.

Diten e sotme Hysaj ka pubikuar një foto në rrjetet sociale duke udhëtuar drejt Londrës kaq mjaftoi që të shtoheshin spekulimet e merkatos.