Interi u kualifikua në Champions, por Perisic gati për tu transferuar në Angli

Tottenham Hotspur ka zgjuar interesimin për të nënshkruar me Ivan Perisic.

Sulmuesi kroat ishte në qendër të një prej sagave më të gjata të transferimit të verës së kaluar, ndërsa Manchester United në fund refuzoi të paguante 50 milionë euro për ta transferuar atë.

29-vjeçari realizoi 11 gola dhe nëntë asistime, pasi Interi arriti në Ligën e Kampionëve.

Sipas mediave italiane, Tottenham kanë kontaktuar agjentin e Perisic, Fali Ramadani për të bërë të njohur interesin e tyre.

Megjithatë, Interi e ka bërë tashmë të qartë se ai nuk është në shitje kështu që do të nevojitet një ofertë e madhe.