Audio-përgjimi i Xhafajt/ Rama sulmon opozitën dhe gazetarin...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me audio-përgjimin ku shfaqet Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, në një bisedë me trafikun e drogës. Rama akuzon opozitën, gazetarin që ka bërë investigimin dhe Dëshmitarin X.

“Se këtu në vendin tim edhe kungulli ka kuptim!”, vjershëronte i madhi Këthe Spiri????

Sinqerisht pyes veten këtë herë nëse Lulëzimi dhe shqupatarët e tij, janë të dëshpëruar e të pacipë si ngahera apo u është djegur edhe siguresa e mendjes, që vajtën deri në pikën ku luajnë publikisht një bllof kaq skandaloz si ky i këtij ditziut Babale me këtë gazetarin Jetmir?”, shkruan Rama në rrjet.

Nga momenti i publikimit të audio-përgjimit, Kryeministri ka deklaruar se ai nuk është autentik dhe se përgjigjen e ka marrë nga një prej laboratorëve të certifikuar ndërkombëtarisht, por pa dhënë emrin e tij. Deklarata e Ramës duket se është një presion i hapur ndaj Prokurorisë, e cila ka nisur hetimet lidhur me audio-përgjimin.