Dështoi te Barcelona, Milani ofron 35 milionë euro për këtë lojtar

Në fund të sezonit, Andre Gomes do të largohet nga Barcelona.

Mesfushori portugez u transferua te Barcelona para dy sezonesh por nuk arriti të përshtatej me klubin katalanas, shkruan SYRI.net.

Milani u ka bërë me dije katalonasëve se janë të gatshëm që të ofrojnë 35 milionë euro për portugezin, ndërsa marrëveshja mund të mbyllet para se të nisë Kampionati Botëror.