Situatë paniku, tentohet të grabitet banka

Një bankë e nivelit të dytë në Lushnje është tentuar të grabitet rreth orës 16:30.

Ndërhyrja në kohë e policisë ka arritur të shmangë grabitjen. Një person u ndalua si autor i dyshuar i ngjarjes.

Grabitësi raportohet se ka qëlluar me armë derën e bankës pasi ishte e mbyllur. Pasi nuk arriti të futej brenda ambienteve të bankës, ai u mundua të largohej, por u arrestua më pas nga policia. 

Situata e ka krijuar tension te personeli i bankës dhe te qytetarët që ndodheshin në ato momente në zonë.