Pas lirimit të 3 të arrestuarve për vrasjen e Marvin Mihalit, prokuroria kërkon rikthimin e tyre në burg

Vrasja e Marvin Mihalit për një karikues telefoni tronditi mbarë opinionin publik.

Tre javë më parë Gjykata ka liruar 3 nga katër të ndaluarit për vrasjen e 22-vjeçarit.

Por prokurori Gjergji Tako ka kërkuar rikthimin e tyre në qeli duke riformuluar akuzën.

Tako i akuzon 4 të rinjtë për vrasje të kryer në bashkëpunim.

Dosja shkoi në gjyq me akuzë për vrasje e moskallëzim krimi ndërsa Gjykata do të japë vendimin javën e ardhshme për kërkesën e Takos.

Mihali u godit me thikë më mesnatën e 30 korrikut pranë stadiumit “Selman Stermasi” pas një konflikti me 4 të rinj. Gjithçka ka nisur pas një konflikti mes 22 vjeçarit dhe shtetasit Dejvi Bitraj 19 vjeçar.