Çfarë nuk shkon në foton zyrtare të çiftit mbretëror? Fotoshopi përdoret edhe në mbretëri…

Një ditë pas dasmës më të përfolur të të gjitha kohërave, familja mbretërore nxorri fotografitë zyrtare të çiftit, Princ Harry dhe Meghan Markle, por edhe të famlijes. Nëse në atë ku shfaqen të gjithë nuk vihet re (ose humbet) ndonjë detaj i çuditshëm, te fotografia e çiftit ulur në shkallë, diçka qartësisht nuk shkon…
Princ Harry, nëse e shihni me kujdes, është i ulur në shkallë ndërsa nusja, duket se qëndron në ajër…Ajo nuk është e ulur në asnjë shkallë e megjithatë qëndrimi i saj duket i mbështetur diku…
Fotoshop? Epo, edhe familja mbretërore nuk ka pse bën përjashtim nga mania e gjithë botës, sado që i kishte të jgitha mundësitë për të qenë një foto perfekte…./Living