Mësuesja kujdestare dhunon nxënësin 10 vjeç, kallëzohet në polici

Një nënë në fshatin Kajan të Belshit ka denoncuar dhunimin e djalit të saj nga mësuesja kujdestare. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e shkollës 9-vjeçare.

Detajet:

Më datë 21.05.2018, ka bërë kallëzim shtetasja M. H, banuese në Kajan bashkia Belsh, se djali i saj K. B., 10 vjeç, në ambientet e shkollës 9 vjeçare  te fshatit Kajan,  është dhunuar fizikisht nga mësuesja kujdestareje e klasës shtetsja E. D.,  banuese në  Elbasan.

Materialet hetimore i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për vlerësim.