Presidenti i PSG-së i kthen përgjigje Realit: Mbappe nuk shitet as për 1 miliard euro

Zërat e merkatos që e kanë rikthyer Kylian Mbappe në objektivin numër 1 të Realit të Madridit këtë verë, kanë marrë goditjen e radhës nga presidenti i PSG-së, Naser Al-Khelaifi.

“Doni që unë të jap një shifër për të? Atëherë më shumë se një miliard euro. Po, 1 miliard euro. Madje, edhe po të më jepnit 1 miliard euro, unë nuk do ta shisja”, tha Khelaifi në një prononcim për “le10Sport”.

19- vjeçari, i cili u transferua verën e shkuar në Paris nga Monaco për 180 milionë euro (erdhi në formë huazimi fillimisht, për t’i shpëtuar “Fair Play Financiar”), shënoi 21 gola në sezonin e tij të parë në “Parc des Princes” dhe dhuroi 16 asiste për shokët e skuadrës.