Titulli i humbur me Lazion dhe kualifikimi në Champions, ja çfarë thotë ‘Fenomeni’ për Interin

Sulmuesi legjendar Ronaldo beson se gjashtë vite pa pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve kanë qenë të pakuptimta për Interin dhe se tani zikaltrit duhet të synojnë arritje shumë më të mëdha.

Fenomeni brazilian qau në stol teksa Interi e humbi titullin e Serisë A pas humbjes në ndeshjen e fundit të sezonit 2001-2002.

Të dielën mbrëma, Interi fitoi 3-2 ndaj të të njëjtit kundërshtar për ta siguruar vendin e katërt dhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

“Ishte dhuratë e madhe për adhuruesit e Interit dhe për ne që nuk ia dolëm ta bëjmë atë, të mposhtim Lazion në vitin 2002. Aq shumë e dëshironim, vetëm ne e dimë sa shumë”, ka thënë ai.

“Nuk e fituam titullin që e kishim në dorë, por kualifikimi në Ligën e Kampionëve nuk është më pak i vlefshëm. Jam i lumtur, sepse Interi është rikthyer aty ku duhet të jetë. Gjashtë vite pa Ligën e Kampionëve ishin të pakuptimta për Interin”, shtoi legjenda braziliane.