Ka një arsye pse Harry ftoi ish të dashurat në dasmë, siç ka bërë edhe babai i tij

Ishte folur që më parë se ish të dashurat e Princit Harry, do të ishin të ftuara në ceremoninë e tij të dasmës me aktoren Meghan Markle. Mes 600 të ftuarve, u komentuan pikërisht ato, Chelsy Davy dhe Cressida Bonas per te cilat media shkroi gjate e gjere edhe sepse nuk po gjenin arsye pse Harry i kishte ftuar. Pavarësisht se lidhaj e tyre mund të ketë përfunduar fare miqësisht, s’kishte ndonjë arsye pse vajzat të ishin të pranishme…Mirëpo, kjo duket se është një traditë e familjes sepse Harry nuk ishte I pari që e bëri këtë gjë…

Princi William gjithashtu ftoi pesë ish të dashurat e tij në vitit 2011 kur u martua me Kate Middleton. Edhe Princi Charles ftoi dy ish-et në dasmën e tij kur u martua me Princeshën Diana.
Ai u lidh me Davy-n dhe vazhdoi për disa vite, derisa u ndanë në vitin 2011. Me Bonas-in qëndruan për dy vite bashkë dhe u ndanë në vitin 2014. Të dyja marrëdhëniet thuhet se kanë përfunduar për arsye se të dyjave, Davy dhe Bonas, nuk u pëlqen vëmendja.