VIDEO/ Vdekja e Ftojit në komisariat, protestë para ministrisë në Tiranë dhe policisë në Korçë

Dy protesta janë duke u zhvilluar paralelisht sot për vdekjen e Enea Ftoit, 27-vjeçarit në ambientet e Policisë së Korçës. Njera prej protestave para Ministrisë së Brendshme dhe tjera tek komisariati i Korçës. Vdekja e të riut ka ndodhur prej dhunës, shprehen familjarët, që nuk e kanë pranuar versionin e Policisë.Vëllai i Eneas ka deklaruar se trupi i tij kishte pasur dy thyerje. "Kur ne shkuam në gjykatë, Enea kishte vdekur. Duam drejtësi ose do të marrim vetë masa."

E afërmja tregon: "Na çuan në gjykatë dhe na lexuan nene, nene, nene...në fund fare na thanë: Enea Ftoji vdiq!!!...

Si vdiq?! Ai ishte i fuqishëm! Por e kishte krahun e thyer, këmbën e thyer. Nusen e shtyu policia, i ka krahët e nxira ajo, kur u sul ta shikonte. Si vdiq vetë ai?! Ne do ta kërkojmë të drejtën tonë!"