Pas denimit me 5 vite burg, ish-drejtori i burgjeve apelon vendimin

Ish-drejtori i Burgjeve, Artur Zoto ka apeluar vendimin e Gjyaktës së Krimeve të Rënda e cila e dënoi atë me 5 vite burg.

Zoto u shpall fajtor me akuzën e korrupsionit,  akuzë kjo që u ngrit pas dëshmisë së ish-vartësit të tij, Iljaz Labi, i cili ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. 

Avokati i Zotos thotë se nuk vërtetohen akuza e korrupsionit në bashkëpunim për  ish-kreun e burgjeve. Sipas tij, në asnjë rast prokuroria nuk ka vërtetuar se Zoto ka bashkëpunuar me ish-vartësin e tij Iljaz Labin.