Pas dasmës, Meghan Markle ka një dhuratë për kunatën, Kate

Dasma e Meghan Markle dhe Princit Haryy, do të mbetet në histori si një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2018. Të shtunën, më 19 maj, e gjithë bota i drejtoi sytë, në Britaninë  e Madhe. Edhe pse kanë kaluar 3 ditë nga dasma e vitit, sërish vazhdon dhe përflitet, pasi një eveniment i të tilla përmasave, nuk mund të kalohet kaq lehtë.

Gjithsesi, sipas “People”, Meghan Markle, pas dasmës ka fillur menjëherë të shpërndajë dhurata. Në shenjë falenderimi për gjithë mbështetjen në ditën e madhe, Meghan i ka dhuruar kunatës së saj, Kate Middleton një byzylyk të bukur ari. Ky byzylyk, kushton jo më pak se 450 dollarë. Përveç Kate-t, Meghan ka shpërndarë dhurata edhe për Benita Litt dhe Jessica Mulroney, fëmijët e cilave ishin shoqëruesit e çiftit gjatë ceremonisë së martesës.