Meta në Maltë për forumin e biznesit midis dy vendeve, takon Presidenten

Presidentit i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, nisi sot një vizitë pune në Maltë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Biznesit Maltë - Shqipëri. Gjatë kësaj vizite, Presidenti Meta u prit në një takim nga Presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca.

Në këtë takim u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe veçanërisht ato të shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe Presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca do të drejtojnë Forumin e Biznesit.