FOTO/ Mbushet viti nga sulmi terrorist në Manchester Arena, përkujtohen viktimat

Ariana Grande ka shënuar në Twitter “mendoj për të gjithë ju” një ditë para përvjetorit të parë të sulmit terrorist në Manchester Arena. Njëzet e dy persona u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën kur Salman Abedi shpërtheu një bombë në fund të koncertit të saj në 22 maj 2017.

Kjo ngjarje do të kujtohet nga një meshë në Katedralen e Manchester në orën 14:00 dhe një këngë të kënduar së toku. Po ashtu, do të mbahet një minutë heshtje kombëtare në orën 14:30.

Grande, e cila organizoi koncertin “One Love” në manchester më pak se dy javë pas sulmit, tha në Twitter: “Ju dua me gjithë qenien time dhe ju dërgoj gjithë dritën dhe ngrohtësinë që mund të ofroj në ditë kaq të vështirë”.

Kryebashkiaku i Manchesterit ka shprehur mbështetjen e tij për cilindo që u prek nga shpërthimi. Ai tha: ”Ja tek jemi sot për të kujtuar secilin prej atyre 22 personave, të cilëve iu mor jeta”.  E me kalimin e orëve, njerëzit kanë vërshuar në Twitter dhe kanë reaguar në këtë përvjetor./SYRI.NET

Vogëlushja 8-vjeçare që mbeti viktimë e sulmit: