Zyrtarisht në sezonin e Binjakëve, ja tiparet dominante të shenjës më optimiste të zodiakut

Prej ditës së sotme hymë në sezonin e binjakëve, shenjës së komunikimin, shenjës magjepsëse, origjinale, ekstroverte dhe aventureske. Janë një shenjë që vijnë si një paketë: blini një dhe përfitoni një falas: gëzojnë personalitete të shumëfishta e kjo gjë ka pluset por edhe efektet e padëshirueshme ! Janë të furishëm, shpesh herë në ajër, por hakmarrës ndaj të gjithëve që u dalin përpara për t’i ndërprerë rrugën.
Jani flirtues të lindur e ndonëse dashuria për partnerin nuk ju mungon, sërish jani në kërkim të aventurave. Kini kujdes nëse jeni në një lidhje me këtë shenjë, pasi duhet të punoni fort për të mbajtur një lidhje të shëndetshme dhe të konsoliduar. Binjakëve duhet t’i jepni hapësirën e duhur, në të kundërt do të ndihen të zënë në kurth. Por kini kujdes sepse nëse i lini tepër gjatë të ndihen të vetmuar, do të largohen duke menduar se ju nuk i meritoni (u pëlqen ca si shumë vetja).

Megjithatë është kënaqësi të shoqërohesh me këtë shenjë pasi për binjakët, gjysma e gotës është gjithmonë plot dhe për sa kohë të shoqëroheni me ta do të ndiheni optimistë.
Gjithashtu do të ndiheni të kuptuar kur flisni me këtë shenjë pasi kjo shenjë i përket fushës së komunikimit. Të gjithë mund të flasin, por shumë pak komunikojnë. Ky proces është një art me vete. Binjakët kanë aftësinë për të bindur të tjerët, dinë të argumentojnë dhe të marrin gjithçka duan vetëm me forcën e fjalës. Më poshtë do t’ju njohim me tre personalitetet kryesore të binjakëve

Karakteri PITER PAN
Mund të ndodhë shpesh t’ju duket sikur jeni martuar me një fëmijë ! Të gjithë jemi nga pak fëmijë, por binjakët mbajnë vendin e parë ! Kur ballafaqoheni me sjellje shqetësuese jini specifike dhe faktikë. Refuzoni të pranoni mendimet e tij tepër narcisiste ose të papërgjegjshme, por mbi të gjitha mos harroni se rritja dhe pjekuria e tij nuk është përgjegjësia juaj. Njihni kufijtë tuaj dhe sa larg jeni të gatshëm të shkoni.
I pavendosuri
Nëse jeni martuar me një tip të tillë, e sigurtë që 90% të vendimeve do t’i merrni ju në lidhje ! Në fillim mund të duket si privilegj, por të vendosësh dhe për kompaninë e taksisë që do të merrni, restorantin që do ta hani, ngjyrën e këpucëve të tij etj etj bëhet e lodhshme! Binjakët vështirë se e ndajnë mendjen dhe tregojnë siguri, ndaj kjo është arsyeja, përse ata do t’ju lënë gjithçka në dorë juve.
Tipi paragjykues
Pjesa më argëtuese e lidhjes suaj (dhe fatkeqësisht e errëta) është se ju kurrë nuk i zbuloni të gjitha personalitetet e binjakëve! Çdo ditë është si dita e parë e lidhjes, pasi ju jeni në një proces të vazhdueshëm njohës ! Ai do të jetë i zhurmshëm, karizmatikë, por dhe paragjykues dhe hakmarrës ! Jo rrallë herë ndodh që karakteri paragjykues të jetë dominant tek binjakët, ndaj nëse jeni martuar me një person të tillë, thjesht duhet ta pranoni që kjo është njëra fytyrë e binjakëve. PUREWOW/ LIVING