Kotzias takon Pompeon: Nuk ka asnjë presion për ‘Maqedoninë’

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias ka deklaruar e Greqisë nuk i bëhet asnjë presion nga partnerët për çështjen e emrit të Maqedonisë. Këtë deklaratë Kotzias e bëri pas takimit me sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo në Uashington.

Kotzias u tha gazetarëve se çështja e Maqedonisë nuk u diskutua me sekretarin Pompeo, por me ndihmës sekretarin për çështjet e Europës dhe Euroazisë, Ëess Mitchell.

“Në çështjen e emrit ne mbështesim opsionin e adoptimit të një prej emrave që  ka propozuar negociatori Mattheë Nimetz, dhe të avancojmë në konkretizimin e një projekti bashkëpunimi miqësor në të ardhmen me këtë vend, me emrin e tij të ri. Askush nuk na nxiton për asgjë, sepse Greqia ka iniciativën e lëvizjeve në këtë çështje dhe të gjithë po ndjekin në mënyrë pozitive se si një vend me politikë të jashtme aktive promovon zgjidhjet”, deklaroi Kotzias,shkruan ora news.

Ndër emrat që ka propozuar negociatori Nimetz, përfshihet edhe ai Gorna Makedonija (Maqedonia e Epërme), që jozyrtarisht thuhet se pranohet nga të dy palët.