Gruaja i vrau 3 vajzat, Bashkim Dobrushi bëhet qytetar italian

‘Tani jam një qytetar i këtij vendi, por më shumë ndihem lecchese. Bashkim Dobrushi, babait që katër vite më parë gruaja i vrau tre vajzat është bërë një qytetar italian.

Një ditë më parë shqiptari që ka nisur një jetë të re, ka marrë zyrtarisht dokumentet italiane e bëhet qytetar italian’.

Bashkim Dobrushi është bërë sërish baba, pak më shumë se 1 muaj më parë dhe mëngjesin e djeshëm është betuar para kryebashkiakut të Lecco Virginio Brivio. Ceremonia do të bëhej gjatë javës së kaluar, por kryebashkiaku kishte kërkuar që të ishte i pranishëm vetë në këtë ditë të veçantë.

Prej kohësh kryebashkiaku i Lecco kishte pasur lidhje të veçanta me familjen shqiptare të Dobrushit, që ishin forcuar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në familjen e tij në mars të vitit 2014.

Ngjarja që tronditi italianë:

Vrasja e tre motrave shqiptare Kejsit, Simonës dhe Sindit nga nëna e tyre tronditi mbarë opinionin publik në mars të 2014. Ato u vranë barbarisht me thikë nga nëna e tyre, Edlira e cila po kalonte një krizë divorci pas ndarjes nga bashkëshorti.

Afro 4 vite nga vrasja makabre, nëna e tyre mbahet në një qendër rehabilitimi në Itali, ndërsa i ati i vajzave Bashkim Dobrushi ka gjetur forcën për të filluar një jetë të re.

Në fillim të muajit prill ai është bërë sërish baba.