Dhurata Çupi denoncon skandalin: Rama i heq biblotekën Akademisë së Shkencave, ja kujt ja kalon

Deputeteja demokrate Dhurata Çupi ka denoncuar nëpermjet një shënimi në rrjetet sociale heqjen nga fondi i Akademisë së Shkencave të një pjese trualli në qendër të Turënës dhe kalimin e saj në dipsozivin te MIsnitrisë së Brendëshme. Sipas deputetës demokrate, “pasi morën prona në çdo cep të Tiranës, duke përfshirë edhe Teatrin e cdo pronë tjetër shtetërore, përmes projektit grabitqar PPP tashmë radhën e ka Akademia e Shkencave duke i hequr kësaj të fundit nga lista e pronës shtetërore një sipërfaqe prej 297 metër katror të fondit të librave”.

Ja shënimi i plotë i deputetes në rrjetin social facebook:

Për çfarë i duhen Kryeministrit dhe 300 metër katror mu në qendër të Tiranës duke ia hequr Akademisë së Shkencave??!! 
Kush mundet ta kuptojë këtë VKM?
Kush e përvetëson këtë sipërfaqe të kërkuar nga Xhafa?
Babëzia për përvetësimin e çdo prone publike ka prekur edhe Akademinë e Shkencave. 
Pasi morën prona në cdo cep të Tiranës, duke pêrfshirë edhe Teatrin e cdo pronë tjetër shtetërore, përmes projektit grabitqar PPP tashmë radhën e ka Akademia e Shkencave duke i hequr kësaj të fundit nga lista e pronës shtetërore një sipërfaqe prej 297 metër katror të fondit të librave. 
Për cfarë i duhet Ministrit te Brendshem, që ka propozuar heqjen e kësaj sipërfaqe nga lista e pronave shtetërore, pikërisht në godinën ngjitur me atë të sallës së seancave plenare?

Asnjë informacion nuk është publikuar, madje as Akademia e Shkencave nuk është vënë në dijeni për këtë akt grabitqar të ambjenteve të saj.
Kjo qeveri përmes PPP nuk po lë më asnjë pronë shtetërore pa e privatizuar e duke ua dhënë miqve të tij, vetëm karrigen e tij në kryeministri mendon se e ka personale dhe nuk e ka nxjerrë në ankand.

Prandaj zëri i revoltës do të kumbojë me 26 maj në Tiranë në protestën kundër krimit e cdo të keqeje që ka mbjellur kjo qeveri në 5 vitet e fundit.