", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

'Si ka mundësi, dy ministra të Brendshëm në trafik droge'?! Opozita proteston në komisionin e Shëndetësisë

“Si ka mundësi që dy ministra të Brendshëm dalin të implikuar në trafik droge?! Si ka mundësi që PS-ja nuk e gjen dot një person për ministrinë e saj më të rëndësishmë të paimplikuar në trafikun e drogës? Edhe njëherë do të ishte në nderin tuaj të distancoheshit haptazi nga implikimi i ministrave tuaj dhe kryeministrit në trafik droge! “

Kjo ishte deklarata e deputetit të PD Bardh Spahia në Komisionin e Shëndetësisë, në emër të opozitës, protesta e dytë për sot në komisionet parlamentare ku kërkohet dorëheqja e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

E para që ka reaguar ka qënë deputetja Elisa Spiropali e cila e ka konsideruar këtë protestë si "teatër shëtitës" dhe ka mbrojtur me forcë kolegët e saj. 

Komisioni ka vazhduar me debate mes palëve. Fjalën e fundit e ka thënë deputeti Aldo Bumçi, i cili citoi raportet ku Shqipëria rezulton me 2/5% të popullsisë të varur nga droga dhe ka paralajmëruar rreziqet në rritje.