Spahiu: Ku dreqin i çoni paratë, taksat mblidhen, investimet zero, borxhi ndaj biznesit dyfishohet

Deputeti i LSI Përparim Spahiu duke bërë analizen e situatës ekonomike në të cilën ndhet vendi shkruan se “Stafi i FMN-S, jep alarmin e dyfishimit të detyrimit që shteti i ka bizneseve. (Tabela më poshtë). Shuma arrin në 205 milion Euro.

Deputeti nuk ndalet vetëm me këtë konstatim por bën edhe radhitjen e të gjithë taksave që mbledh qeveria dhe nuk shikohet asnjë lloj investimi në asnjë sferë të jetës. Nuk ka asnjë rritje rrogash dhe pensionesh, shkruan ai. “Rritje pagash s'kemi, rritje pensionesh jo e jo, investime direkte nuk bëhet fjalë, as Status Minatori, as rrugë të reja, as mirëmbajtje të të vjetrave, dhe shkollat keni filluar me PPP”.

Ku dreqin i çoni paratë????, shtron pyetjen deputetit i LSI

Ja shënimi i plotë i deputetit të LSI në Facebook.

Faleminderit FMN!
--------------------
Katër vite justifikoi vehten se kishte borxhe e lante borxhe.

Pra nuk bëri asnjë punë. (ndërkohë që qeveria e "38-s", minimalisht, ndërtoi rrugën e Kombit, lidhi Tiranën me Elbasanin).

Sot viti i pestë.

Staf i FMN-S, jep alarmin e dyfishimit të detyrimit që shteti i ka bizneseve. (Tabela më poshtë)

Shuma arrin në 205 milion Euro.

Deri në fund të vitit 2016, 71% e totalit të detyrimeve e kishte qeveria lokale (borxhet e bashkive). Sipas shifrave të FMN-së, në 2017-n, detyrimet e bashkive u ulën me 184 milionë lekë, ndërsa ka qenë qeveria qendrore ajo që ka krijuar detyrimin më të madh. Detyrimi i qeverisë qendrore pothuajse është pesëfishuar, nga 3.7 miliardë lekë në 17.4 miliardë lekë. Vetëm rimbursimi i TVSH-s zë 35% të detyrimeve totale.

Shqetësim që ne e kemi ngritur më herët.

Tani lindin përsëri disa pyetje:

Taksën e qarkullimt e merni te nafta, ku e çoni....???

TVSH-n ja merrni bizneseve dhe nuk ja ktheni, ku e çoni...???

Tatimin progresiv deri në 23% ku e çoni... ????

Tatim fitimin e rritur në 15% ku e çoni...????

Sepse:

Rritje pagash s'kemi, rritje pensionesh jo e jo, investime direkte nuk bëhet fjalë, as Status Minatori, as rrugë të reja, as mirëmbajtje të të vjetrave, dhe shkollat keni filluar me PPP.

Ku dreqin i çoni paratë????

P.S. Një milion e morëm vesh, duhej një takim me Macron, normal për integrimin e madh në BE.