Pampuri në Rrogozhinë: Të gjithë në protësten e 26 majit, kundër narkopushtetit

Demokratet dhe aleatët e tjerë të opozites kanë nisur përgaditjet për mitingun e paralajmëruar të 26 majit në Tiranë. Pas takimit të kreut demokrat Basha me drejtuesit e degeve janë tani deputetët e zonave të ndryshme që po zhvillojnë takime në të gjithë Shqipërinë për të mobilizuar opoziten në protesten e radhës.
Nga Rrogozhina deputetja e PD Orjola Pampuri bën thirrje për pjesmarrje masive në këtë protestë. “Të gjithë bashkë me 26 Maj për t'i treguar narkopushtetit, që ne nuk mundë të na përfaqësojnë më, ata që na rrënuan, dëbuan nëpër rrugët e Europës si azilkërkues, që ministrat me kusherinjtë e vellezerit të vijojnë të qetë trafikun e drogës”, shkruan deputetja Pampuri . 

Ja shënimi i plotë i saj në rrjetin social Facebook:
Sot ne Gose, Rrogozhine. 
Te gjithe bashke me 26 Maj per t'i treguar narkopushtetit, qe ne nuk munde te na perfaqesojne me, ata qe na rrenuan, debuan neper rruget e Europes si azilkerkues, qe ministrat me kusherinjte e vellezerit te vijojne te "qete' trafikun e droges. 
Te gjithe bashke me 26 Maj.