VIDEO/ Vasili: Rama llafazan ambulant u hoqi të drejtën e jetës qytetarëve duke u hequr barnat nga lista

Kreu i grupit parlamentar të LSI ka reaguar sërish në lidhje me listen e barnave të rimbursueshme të bërë publike nga qeveria. “Kryeministri portal nuk e sheh listen e barnave ndersa Zeri i Amerikes po, shkruan Vasili i cili ka publikuaa edhe një vdeo të një kronike të medies së njohur për këtë problem.
“Ky llafazan ambulant tall dhe përqesh çdo hall të njerëzve por lista e barnave e kaloi çdo kufi sepse dora e kryeministrit u hoqi edhe të drejten e jetës qytetareve duke u hequr barnat nga lista apo duke u vënë kufizime çnjerëzore” shkruan drejtuesi i lartë i LSI.
Ja shënimi i plotë i tij në rrjetin social facebook:

Kryeministri portal nuk e sheh listen e barnave ndersa Zeri i Amerikes po.

Lista e barnave kishte mjaft probleme dhe absurditete qe bien ne kurriz te qytetareve.
I jam drejtuar publikisht kryeministrit portal, qe t'i zgjidhe dhe te lere propaganden me shendetin sepse problemet ishin kritike per pacientet me kete liste.
Pergjigjet e tija dhe e te tijve kane budallalleqe kolosale nga ato qe vetem ky kryeminister mund t'i thote.
Ky llafazan ambulant tall dhe perqesh cdo hall te njerezve por lista e barnave e kaloi cdo kufi sepse dora e kryeministrit u hoqi edhe te drejten e jetes qytetareve duke u hequr barnat nga lista apo duke u vene kufizime çnjerezore.
Te nderuar miq ndiqeni nje kronike shume profesionale te Zerit te Amerikes.