", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Ibrën s’e mbajnë nervat, godet kundërshtarin me shpullë

Zlatan Ibrahimovic nuk ndalet me bëmat e tij, edhe në kampionatin amerikan të futbollit.

Në ndeshjen që LA Galaksi fitoi 0-1 ndaj Montreal Impakt, protagonist ishte edhe Ibra, që u ndëshkua me të kuq në minutë e 41-të.

Në atë moment, një lojtar kundërshtar e shkeli pa dashje teksa ishte pranë tij, por suedezi nuk i përmbajti nervat dhe ia ktheu me shpullë kokës.

Arbitri nuk e fali, duke e ndëshkuar me karton të kuq.