22 Maj, ja ngjarjet më të rëndësishme që mbart mbi supe kjo datë

Sot data shënon 22 maj. Më poshtë do ju njohim me ngjarjet kryesore, cilat figura publike kanë lindur dhe kanë vdekur në këtë datë.


Ngjarje

334 p.e.s. - Ushtria e Aleksandrit të Madh mposht Darius III të Persisë në 'Betejën e Granicus.

1762 - Suedia dhe Prusia nënshkruajnë Traktatin e Hamburgut.

1826 - Charles Darwin niset me anijen HMS Beagle nga qyteti i Plymouth-it.

1906 - Në Athinë hapen Lojërat Verore Olimpike 1906, të cilat sot njihen si pjesë e Lojërave zyrtare Olimpike.

1939 - Lufta e Dytë Botërore: Gjermania dhe Italia nënshkruajnë Paktin e Çelikut.

1942 - Meksika hyn në Luftën e Dytë Botërore në anën e Aleatëve.

1960 - Një tërmet që arrinte shkallën prej 9.5, i njohur si Tërmeti i madh kilian, godet pjesën jugore të Kilit. Ky është edhe tërmeti më i fuqishëm i regjistruar.

2010 - Një avion pasagjerësh me më shumë se 160 vetë është aksidentuar gjatë uljes në aeroportin e qytetit Mangalore, në jugperëndim të Indisë

2010 - Interi kampion i ri i Evropës në futboll.

Lindje

1783 - Lindi William Sturgnon, shkencëtar anglez që ndërtoi elektromagnetin e parë praktik.

1813 - Richard Wagner, kompozitor gjerman

1859 - Arthur Conan Doyle, autor i romaneve kriminalistike

1907 - Laurence Olivier, aktor britanez

1924 - Charles Aznavour, shansonjer francez

1950 - Bernie Taupin, tekstshkrues britanez

1970 - Naomi Campbell, manekene britaneze

Vdekje

337 - Konstantini i Madh, perandor romak

1873 - Alessandro Manzoni, letrar italian

1885 - Victor Hugo, letrar francez

1939 - Ernst Toller, letrar gjerman

Festa dhe përvjetore

Dita Botërore e Biodiversitetit