Messi jep tjetër sinjal për Griezmann

Leo Mesi jep publikisht miratimin e tij për blerjen e Antuan Grizman nga Barcelona gjatë merkatos së verës. Sulmuesi francez shihej që vitin e kaluar si zëvendësuesi ideal i Nejmar, por marrëveshja nuk u finalizua. Ajo pritet të ndodhë gjatë kësaj vere, pasi katalanasit janë gati të paguajnë mbi 100 milionë euro për të, një shifër që Atletiko Madrid nuk e refuzon dot.

Argjentinasi do të ishte i lumtur të kishte në skuadër një nga golashënuesit më të mirë të La Liga në vitet e fundit, siç nuk ka ngurruar ta shpresë për mediat spanjolle.

“Është e qartë që më pëlqen Grizman, tani është një nga më të mirët. Nuk di të them nëse ka diçka më shumë, por ne na pëlqen që të vijnë më të mirët këtu dhe Grizman është një prej tyre”, ishin fjalët e futbollistit argjentinas pas ndeshjes së mbrëmshme, ku Barcelona mbylli kampionatin me fitoren 1-0 ndaj Real Sociedad.