", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO emocionuese/ Pirlo e mbyll karrierën, e zëvendëson djali i tij

Në moshën 39-vjeçare Andrea Pirlo zyrtarisht e ka lënë futbollin.

Legjenda italiane sonte organizoi një ndeshje miqësore për hirë të karrierës së gjatë si futbollist.

Ai ftoi yje nga e gjithë Europa për të luajtur ndeshjen e tij të fundit si një futbollist profesionist në stadiumin “San Siro”.

Ai para pak minutave është larguar nga fusha për herë të fundit si një futbollist, duke u zëvendësuar me djalin e tij, Niccolo.

Në këtë ndeshje janë duke marrë pjesë shumë legjenda të futbollit; Lampard, Ancelotti, Shevchenko, Seedorf, Buffon, Cassano, Caffu, Dida e shumë të tjerë.