Lubonja: Xhafaj nuk duhet ta lejonte vëllain të largohej në Itali, duhet të kishte ballafaqim me Veliun

Analisti Fatos Lubonja i fttuar në emisoinin “Studia e hapur”, është shprehur se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk duhet ta kishte lejuar largimin e vëllait të tij në Itali për të vuajtur atje dënimin për trafik droge.

Ai tha se edhe prokuroria duhet të kishte kërkuar ballafaqim të Agron Xhafajt me Albert Veliun.

Nëse Agron Xhafaj thotë ‘sjam unë’ pse duhet ta çonin në Itali? Vetë Xhafaj nuk duhet ta lejojnë, por edhe prokuroria nga ana ligjore sduhet ta lejonte. Duhet të kishte ballafaqim me Veliun. Të gjitha sa kanë dalë më çojnë te vërtetësia e audio përgjimit. Tani thonë se ‘është Xhafaj’, por nuk është ky muhabeti. Të tjerë thonë që nuk është Xhafaj, por është një aktor”, shprehet Lubonja.