613 kg kokainë të kapur në Durrës/ Rama flet si Kryeprokuror: Lidhjet të çojnë te PD...

Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmjen e sotme se problemi i kokainës është i opozitës dhe besoj se këtë do e zbulojë edhe prokuroria.

“Proçesi ka hyrë në një fazë të re me arrestimin e personit që është identifikuar si koka e trafikut dhe nga ana tjetër të dhënat që unë disponoj në rrugë operative është e kuptueshme pse është gjithë ky acarim”, tha Rama.

Rama tha se në bazë të informacioneve që ka krijohen dyshime të arsyeshme mes personit që akuzohet për 613 kg kokainë të kapur në Durrës dhe njerëzve në nivelet drejtuese të opozitës.

“Në rastin konkret të kokainës lidhjet janë shumë lart dhe kanë lidhje me pushtetin e dikurshëm që është opozita e sotme”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se në rastin e kokainës ka dyshime të arsyeshme që lidhjet shkojnë shumë lart në pushtetin e kaluar, sot në opozitë, që është Partia Demokratike.