‘Shpresa evropiane’, ndalohen 4.564 emigrantë në Turqi

Autoritete turke kanë ndaluar këtë javë 4.564 emigrantë, të cilët nëpërmjet kufirit kërkonin që të hynin në mënyrë klandestine në Bashkimin Europian.

Mes tyre, 1.069 u ndaluan në det.

Sipas Ministrisë së Brendshme turke janë arrestuar gjithashtu 75 persona, me akuzën e trafikimit të qënieve njerëzore.

Pas marrëveshjes me BE-në të vitit 2016, numri i refugjateve të cilët nëpërmjet Turqisë arrijnë në Europë raportohet se është ulur, por në këto javët e fundit ka pasur një tendencë rritjeje.