FOTO/ ‘Me goditje të përqendruar’ sepse vjen kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka filluar një tur takimesh në qarkun e Gjirokastrës.

Përveç qytetit jugor, pritet që Rama të zhvillojë disa takime edhe në Tepelenë e Libohovë.

Në qytezën e Libohovës, sakaq kanë nisur përgatitjet.

Rama pritet të inspektojë punimet në sheshin e kësaj Bashkie mesditën e sotme, por siç duket nga fotot e mëposhtme, vizitës i ka paraprirë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Në disa foto të shpërndara ditën e djeshme në Facebook, nga kryetarja e Bashkisë Libohovë, Luiza Mandija, shihet ministrja Kumbaro duke ‘inspektuar’ punimet.

Kumbaro shoqërohet nga Mandija dhe disa drejtues të tjerë lokalë të Libohovës dhe është fotografuar teksa po u shpjegon punëtorëve ‘detajet e fundit’ para vizitës së Kryeministrit.