Spanja publikon listën zyrtare të Botërorit. Emrat e 23 lojtarëve të përzgjedhur

Spanja ka shpallur listën zyrtare të 23 futbollistëve që do të përfaqësojnë Kombëtaren iberike në Botërorin “Rusi 2018”.

Trajneri Lopetegu ka lënë jashtë 2 futbollistët e Chelseat, Markos Alonso dhe Alvaro Moratën, të cilët figuronin në listën paraprake.

Bie në sy prezenca e Andres Iniestës, që do të luajë Botërorin e fundit, pas lamtumirës me Barcelonën.

Asensio, Aspas, Diego Costa, Rodrigo dhe Lukas Vaskez, janë sulmuesit e grumbulluar nga trajneri spanjoll, ndërsa Odriozola i Real Sociedadit është risia në këtë përzgjedhje.