Audiopërgjimi, Alibeaj mbërrin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Enkelejd Alibeaj, deputeti i PD dhe ish-ministri i Drejtësisë ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dhënë sqarime lidhur me audiopërgjimin e publikuar dhe akuzat ndaj Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm.

Më herët u paraqitën dhe dëshmuan deputeti Ervin Salianji dhe këshilltari ligjor Gazmend Bardhi. 

Salianji deklaroi pasi doli nga Prokuroria se "Prokuroria është 100% në dispozicion të qeverisë por ne nuk shmangim detyrimin ligjor për të shkuar në Prokurori', kurse Bardhi theksoi se ishte ai ishte jurist dhe do të paraqitej kurdoherë para drejtësisë kur ta thërriste, por ishte shqetësuese që Prokuroria thërriste denoncuesit dhe jo Agron Xhafajn, Fatmir Xhafajn dhe Edi Ramën lidhur me faktet e bëra publike.