Jeruzalemi, pas SHBA-së edhe Paraguai hap atje ambasadën

Paraguai hapi sot ambasadën në Jerusalem si vendi i dytë pas Guatemalës, e cila ka ndjekur hapat e SHBA-së dhe vendosi që përfaqësinë diplomatike në Izrael ta zhvendosë nga Tel Avivi në qytetin për të cilin palestinezët pohojnë se duhet të jetë kryeqyteti i tyre.

Presidenti i Paraguait Horasio Kartes dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu morën sot pjesë në hapjen solemne të ambasadës, transmeton Reuters.