", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Salianji: Prokuroria po mbulon gjurmët e Agron Xhafajt

Ka përfundur deshmia në Prokurori e deputetit demokrat, Ervin Salianji.

Duke folur per mediat ai deklaroi se, 'prokuroria po mbulon gjurmët e krimit dhe nuk po e zbulon atë'.

'Agron Xhafaj është larguar nga Shqipëria për të mos deshmuar dhe për të mos treguar krimet e tij.

Shpejtësia e hetimit duhet të jetë në zbulimin e grupit kriminal.

Ka një deklarim publik të gazetarit që më ka sjellë një pjesë të audio përgjimit.

Disa deklarata përbjnë sekret hetimor', tha Ervin Salianji per gazetaret.

'Ne nuk kemi besim, pasi Prokuroria është 100 për qind në dispozicion të qeverisë por ne nuk shmangim detyrimin ligjor për të shkuar në Prokurori', deklaroi deputeti demokrat pasi dha deshmine e tij tek Krimet e Renda.