Zbulohet klubi që ka nisur kontaktet Robert Lewandowski, nuk është Real Madridi

Robert Lewandowski do të ndërrojë ambient në verë. Lojtari ka pranuar të largohet nga Bayern Munchen, pasi kërkon diçka të re në karrierën e tij.

Sipas “L’Equipe du Soir”, PSG ka nisur kontaktet me Bayernin për polakun.

Ata shpresojnë të transferojnë sulmuesin e bavarezëve dhe më pas të shesin Edinson Cavanin.