Zidane tregon përse aktivizoi djalin e tij në portë në ndeshjen me Vilarealin

Zinedin Zidane thotë se Reali është gati për finalen e Ligës së Kampioneve, por nuk i jep notë pozitive ecurisë së madrilenëve në kampionat.

Ai foli për Gareth Bale, por edhe për debutimin e të birit të tij, Luca Zidane, si portier në sfidën me Vilarealin.

“E rëndësishme është që nuk kemi dëmtime dhe skuadra është gati për finalen e Kievit. Por nuk do të them se cilët janë lojtarët që do të luajnë si titullarë. Bale? Ai nuk i ka ngritur kurrë duart që të dorëzohet, por ka luftuar gjithmonë dhe ka treguar se është një lojtar i rëndësishëm për këtë skuadër”, tha fillimisht Zidane.

Në fjalën e tij pas ndeshjes nuk mund të mungonte një koment në lidhje me ndeshjen e të birit.

“Ishte nga të vetmit që nuk kishte luajtur këtë sezon. Është pjesë e skuadrës dhe prandaj e aktivizova. Jam i lumtur për debutimin e tij. Nota për kampionatin? Nuk kemi bërë një kampionat të mirë dhe nuk duhet të jemi të kënaqur me ecurinë tonë, por të mendojmë për Championsin”, përfundoi ai.