", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO+FOTO/ Milan në Europë, Napoli hedh Crotonen e Ajetit në Serie B

U luajtën disa nga takimet e javës së fundit të Serisë A në Itali, dhe u përcaktuan vendet për Europa League dhe ato të mbijetesës.

Milani fitoi bindshëm në shtëpi ndaj Fiorentinës, 5-1. Miqtë vjollcë shënuan të parët me Simeonen, por më pas përmbysën Calhanoglu, Kalinic, Bonaventura dhe dopjetë e Cutrones.

Napoli fitoi edhe ndeshjen e fundit ndaj Crotones me shifrat 2-1, dhe gola të Milik dhe Callejon. Me këtë humbje Crotone e Arlind Ajetit zbret në Serie B.

SPAL-i mori një 3 pikësh të artë për mbijetesën, teksa mundi 3-1 Sampdorian, dhe tashmë do të jetë edhe sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit italian.

Udinese fitoi 1-0 ndaj Bolognës, ndërsa po me këtë rezultat fitoi edhe Chievo ndaj Beneventos.