FOTO/ Lazio-Inter, formacionet zyrtare. Në ‘Olimpico’ luhet për Championsin

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën më të rëndësishme të javës së fundit të Serie A mes Lazios e Interit.

Ndeshja e “Olimpicos” vendos një sezon të tërë. Dy skuadrat janë në luftë për një vend në Ligën e Kampionëve.

Lazio mund të kualifikohet edhe me barazim, kurse Interi duhet patjetër të fitojë nëse dëshiron të kualifikohet në Champions pas gjashtë viteve.

Kjo sfidë do të luhet në orën 20:45 dhe në tabelën e mëposhtme mund të shihni formacionet e të dy ekipeve.