", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Policia aksion në Tiranë, arrestohet 1 drejtues mjeti! Detajet

Policia rrugore në bashkëpunim me forcat operacionale të sektorit të Krimit Ekonomik, zhvilluan disa aksione në rrugët e kryeqytetit, për kontrollin e dokumenteve të automjeteve.

Pas operacionit, një drejtues mjeti u arrestua, pasi lëvizte me dokumente të falsifikuara. Ai ëhstë arrestuar dhe më pas shoqëruar në komisariat.

Ja njoftimi i policisë:

Ndonëse ditë e dielë, kontrolli i  territorit për zbatimin e  Planit Operacional “Tispol Maj 2018”, për debitorët dhe shkeljet e tjera të legjislacionit rrugor, vazhdoi edhe sot me kontrolle të përqendruara nga Policia Rrugore e kryeqytetit, ku nga verifikimet në terren rezultoi se:

Shtetasi me iniciale F.K., vjec 36 u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Autobuz” për transport pasagjerësh me leje drejtimi dhe certifikatë aftësimi profesional të falsifikuar.

Drejtuesi i mjetit u kap në kushtet e flagrancës dhe u shoqërua në ambientet e Drejtorise Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore e Proceduriale nga Sektori i Krimit Ekonomik e Financiar.